Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur, pasi kishte hedhur një mjet piroteknik në drejtim të automjetit të KFOR-it, më konkretisht karabinierëve.
Përmes raportit 24 orësh, policia ka bërë me dije se rasti ka ndodhur para dy netësh dhe se i njëjti është intervistuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Bulevardi Isa Boletini, Mitrovicë Jugu 02.01.2025 – 23:00. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, kishte hedhur një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve). Policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin dhe e ka sjellë për intervistim në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime” – thuhet në raport.