Live

Një puntor bie në kontakt me rrymën në Gjilan, dërgohet në QKUK

21:39 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së sotme një person është lënduar, pasiqë gjatë punës dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike në Gjilan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në QKUK.

“Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë, sot me 18.08.2025 rreth orës 12:03 , se një puntor i një Kompanie private të Gjilanit është lënduar, ai gjatë punës, dyshohet se ka rënë në kontakt aksidentalisht me energjinë elektrike.

Në vendin e ngjarjes ka dalur fillimisht një patrullë e policisë së Kosovës dhe më pastaj gjithashtu njesite relevante, zjarrefiksat,kedsi dhe mjekët nga emergjenca rajonale, për rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

Sipas hetimeve të para i lënduari me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal këtu në Gjilan. Pas ndihmës së parë që i është ofruar në Gjilan i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Univerzitare në Prishtinë. Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili e ka urdhëruar policinën Kosovës ti hetoj rrethanat e këtij rasti të rëndë”, ka thënë Hashani.

Shpërndaje në

U Kopjua