Gerta është skualifikuar nga gara e Big Brother Vip Albania.
Kjo pasi Gerta i ka hedhur alkool në sy Gjestit.
Pasi u shpall fillimisht largimi i saj nga gara, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se Vëllai i Madh ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë, por me një kusht: publiku do të vendosë fatin e saj përmes një televotimi.
Tani, publiku do të votojë me mesazhe ‘PO’ ose ‘JO’ për të vendosur nëse Gerta duhet të vazhdojë garën apo të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP.