Një burrë është gjetur pa shenja jete sot në Parkun “Karagaç” të Pejës.
Lidhur me ngjarjen e rëndë pos policisë u deklarua edhe Prokuroria e Pejës.
Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv. se trupi i pajetë pritet të dërgohet për obduksion.
“Njësitë relevante policore janë në vendin e ngjarjes, bashkë me Prokurorin e Krimeve të Rënda. Me urdhër të Prokurorit pritet që të bëhet tërheqja e trupit dhe të dërgohet për obdukim”, tha Nikçi për Klankosova.tv.
“Për detaje tjera lidhur me rastin do t’ju njoftojmë posa të kemi informacione të reja”, theksoi ai.
Për rastin më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv.