James Rubin është pyetur sot nga Prokuroria lidhur me një dokument ku thuhej se Adem Demaçi e përshkruante Hashim Thaçin si zëdhënës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rubin megjithatë tha se nuk kishte informacione për këto dallime të vogla brenda ushtrisë, transmeton Klankosova.tv
Ai u pyet edhe nëse është takuar me Jakup Krasniqin gjatë luftës, duke u përgjigjur se “nuk mendoj që jam takuar”.
Tutje, tha se nuk i kujtohet nëse Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli ishin pjesë e delegacionit shqiptar në Rambuje.
“Nuk më kujtohen, sepse kjo ka ndodhur para 25 vjet.”