Kosova po përballet me një valë të nxehtësisë së pazakontë, me temperatura që po thyejnë rekorde historike.
Sipas matjeve të Rrjetit Shtetëror të Stacioneve Meteorologjike, ditën e sotme në disa qytete të vendit janë regjistruar vlera shumë të larta të temperaturave, duke krijuar kushte ekstreme për banorët dhe mjedisin.
Vlera më e lartë e regjistruar është 42.5°C, e matur në orën 15:00 në qytetin e Klinës. Kjo temperaturë përbën një rekord të ri për këtë zonë dhe është një tregues i ndikimit të valës së nxehtësisë që po kalon vendi.
