Live

Nxehti ‘saharian’ edhe sot në Kosovë, temperaturat deri në 37 gradë

08:12 / 22 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara pritet të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar.

Pluhuri Saharian, sipas Meteo Kosova, do të vazhdojë edhe të shtunën, me ç’rast pamja e qiellit do të jetë pak a shumë e turbullt, e në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, veçanërisht aty ku ka zhvillime të vranësirave, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 37°C

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...