Live

O’Brien: Me ndryshimin e administratës, ShBA-ja do t’i kushtojë vëmendje nevojave të Kosovës

11:27 / 12 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka folur për dialogun strategjik mes ShBA-së dhe Serbisë, duke përmendur këtu Kosovën se “është një çështje e ndjeshme”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ai tha se tani ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si mund të jetojnë serbët në Kosovë.

O’Brien ka theksuar se ky dialog është mundësi për t’u siguruar që të ketë qëndrim të plotë të të gjitha palëve.

“Kjo është çështja më e ndjeshme, sepse është një çështje për të cilën qeveritë tona nuk bien dakord. Qëndrimi ynë është se tani ka një mundësi për të propozuar një vizion se si mund të jetojnë serbët brenda Kosovës, si komunitet dhe si qytetarë të plotë të Kosovës. Dhe ky dialog tani është një mundësi për t’u siguruar që të ketë një kuptim të plotë të qëndrimeve të të gjitha palëve”.

“Vendimet natyrisht do t’i takojnë popullit të Serbisë, i cili do të duhet të vendosë nëse është i gatshëm të marrë masat që pret Evropa – njohjen e kufijve. Mendoj se me ndihmën e dialogut do të mund të shmangim keqkuptimet”, tha O’Brien për mediumin serb RTS.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë tha se me ndryshimin e administratës në Amerikë, do t’i kushtohet vëmendje nevojave të Ksoovës që ajo të ketë sukses në aspiratat e saj, por që edhe Serbia të jetë e sigurt se serbët në Kosovë po jetojnë mirë.

“Unë kam ardhur në Serbi për gati 30 vjet dhe shumë shpesh ka ndodhur që kanë kaluar vite kur qeveritë tona flisnin kot, dhe jo me njëra-tjetrën, dhe ne vërtet duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe të kuptojmë se cilat janë problemet reale dhe pastaj ne mund t’i zgjidhë ato. Kështu që unë mendoj se do të shihni, edhe me ndryshimin e administratës në Amerikë, se ne do t’i kushtojmë vëmendje nevojave të Kosovës që ajo të ketë sukses në aspiratat e saj, por edhe Serbia të jetë e sigurt se serbët në Kosovë do të jetojnë mirë dhe me cilësi, siç bëjnë në të gjithë Evropën, ka komunitete që jetojnë në vende ku nuk kanë lindur dhe kjo është një praktikë e zakonshme. Nëse flasim, mund t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha O’Brien.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...