Live

O’Brien në Vjenë, diskuton për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor me kryediplomatin austriak

17:54 / 24 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Ndihmëssekretari amerikan për çështjet europiane dhe euroaziatike, James O’Brien, ka njoftuar sot se në takimin që ka pasë me kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg, ka folur edhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se temë bisede ishte edhe mbështetja për Ukrainën dhe marrëdhëniet e forta mes dy shteteve të tyre.

“U takova me ministrin e Jashtëm austriak në Vjenë sot për të riafirmuar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe, bashkëpunimin tonë për të mbështetur Ukrainën dhe përkushtimin tonë për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar O’Brien

Shpërndaje në

U Kopjua