Live

Oda Ekonomike Amerikane: Devolli Corporation ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë së Kosovës

18:52 / 15 Janar 2025

Nga Kosova Live

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me sulmet verbale të ditëve të fundit por edhe ato të vazhdueshme ndaj ndërmarrjeve private në Kosovë.

Në reagim, Oda Ekonomike Amerikane duke rikujtuar institucioneve të vendit se pikërisht ndërmarrjet private kanë bartur për vite me radhë barrën e punësimit dhe të zhvillimit ekonomik, shpreh shqetësimin se politizimi dhe sulmet ndaj këtyre ndërmarrjeve për qëllime politike janë veprime nga të cilat partitë politike dhe bartësit e institucioneve duhet të përmbahen.

“Oda Amerikane rikujton se ndërmarrjet si Devolli Corporation dhe Devolli Group kanë luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e ekonomisë së Kosovës, duke fuqizuar kapacitetet prodhuese dhe rritur eksportet, duke kontribuar në përmirësimin e bilancit të pagesave të Republikës së Kosovës”.

“Ndërmarrjet private janë promovuesit kryesorë të potencialeve dhe interesave ekonomike të Kosovës, përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Sulmet e vazhdueshme ndaj tyre cenojnë reputacionin e këtyre ndërmarrjeve dhe përkeqësojnë më tej klimën e investimeve në vend, e cila tashmë ka shënuar rënie, siç evidentohet në Deklaratat e Klimës së Investimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit”, thuhet në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Më tej, Oda Ekonomike Amerikane thotë se nëse institucionet shtetërore dhe partitë politike nuk janë në gjendje të ofrojnë mbështetje për zhvillimin e mëtejmë të ndërmarrjeve private, atëherë duhet ta shmangin përfshirjen e tyre në diskursin politik.

”Në të kundërtën, ato do të mbajnë përgjegjësi për përkeqësimin e treguesve socio-ekonomikë, përshirë cenimin e prospekteve për tërheqjen e investimeve të huaja”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...