Live

Olluri për përplasjen e Capave me Sekiraqët: Prokuroria s’ka kryer hetime të thella, iu ndërpre paraburgimi djalit të Sekiraqës

21:47 / 03 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, e ka vlerësuar si të mangët kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve nga përplasja mes Capajve dhe Sekiraqëve në Aktash të dielën.

Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se në kërkesë mungojnë informacione të shumta, përfshirë edhe elaborimin se si ngjarja e së dielës ishte vijueshmëri e konfliktit tash e gjashtë-mujor mes dy familjeve, shkruan Insajderi.

“Mungojnë shumë informata të rastit në atë kërkesë. Ky nuk është rast që përfundon me një muaj paraburgim. Raste të tilla ku ka përplasje mes bandave dhe ka të vrarë e plagosur janë raste që prokuroria duhet me u përgatit për paraburgime të larta, me vite të tëra dhe nuk janë pjesë e kërkesës as raportimet e mediave”, deklaroi Olluri.

“Unë nën një, e fajësoj shtetin e Kosovës që nuk ka ditë ose nuk ka dashtë me e menaxhu këtë rast. Më shumë nxiten dyshimet në kërkesën e paraburgimit se çfarë ka ndodh në muajin mars. Arsyeja pse ka përfundu tragjikisht kjo hasmëri nuk përmendet në kërkesën për paraburgim. Përmendet kalimthi, por nuk shtjellohet. Shihet se Prokuroria s’ka kry hetime të thella për me zbulu se si ka ardhë deri tek plagosja e Pajtim Gashit. Prej marsit deri në shtator s’kemi asnjë njoftim publik që janë kry bastisje në shtëpitë e tyre. I bie se policia s’e ka kryer punën mirë”, tha ndër të tjera ai.

“E ndërprenë paraburgimit për shkak të sjelljeve të mira dhe kjo në dokumentin shtetëror nuk figuron fare se qysh është liru ky person dhe ky person shkon drejt vdekjes, që në një formë i bie që edhe shteti është bashkëfajtor në vdekjen e tij sepse nuk ka arritë me majtë brenda Qendrës së Paraburgimit, me caktu dënimin për të dhe me ri-eduku sepse atë rol e ka shteti”, tha ndër të tjera Olluri.

Shpërndaje në

U Kopjua