Live

Olluri: Sveçla dhe Drejtori i Policisë duhej të dilnin në Aktash, mungesa e tyre i inkurajon banditët

22:14 / 03 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri duke diskutuar për konfliktin “Sekiraqa-Capat”, që përfundoi me vrasjen e Premtim Gashit dhe plagosjen e pesë të tjerëve, tha se mungesa e ministrit Xhelal Sveçla dhe Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes në Aktash – përçon “mesazh inkurajimi për banditët”.

“Mungesa e Xhelal Sveçlës, ministrit të MPB-së edhe e Drejtorit të Policisë në vendin e ngjarjes është mesazh i keq. Ishte dashtë që të dy me qenë aty e me përçu mesazh që shteti është i interesuar me i luftu grupet e tilla dhe mos me leju që njerëz të tillë me përça Prishtinën”, tha Olluri në Pressing në T7.

“Mungesa e tyre i inkurajon bandidët që mi ripërsëritë veprat e njëjta”, tha Olluri.

“Kemi pas shumë raste që besoj që grupet banditeske janë inkuraju, e ki rastin e Sekiraqës ka ikë dhe nuk e dim nëse është t’u e lyp dikush…Njeriu më i famshëm i botës së krimit u arratis…”, deklaroi Olluri.

Shpërndaje në

U Kopjua