Live

Olympique Marseille fillon bisedimet me Lille për transferimin e mundshëm të Zhegrovës

18:55 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Olympique Marseille ka filluar bisedimet me skuadrën e Lillet për transferimin e mundshëm të Edon Zhegrovës, shkruan të martën njohësi i transferimeve në futboll, Fabrizio Romano. Bisedimet veç se kanë filluar por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Sulmuesi i krahut së fundi nuk u ftua nga trajneri i Lillet, Bruno Genesio, për kampin stërvitor që skuadra franceze e mbajti në Iserlohn të Gjermanisë nga 28 korriku deri më 2 gusht.

Reprezentuesi i Kosovës ka kohë që nuk po ushtron me ekipin e parë të Lillet.

Për Zhegrovën ka interesim edhe nga disa skuadra si Napoli e West Ham United.

Me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

26-vjeçari nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi.

Shpërndaje në

U Kopjua