Live

Operacioni i kërkim-shpëtimit në Ujman, Maqedonci: FSK-ja shkoi në bashkëpunim me KFOR-in

10:11 / 29 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkangjitur sot operacionit të kërkim-shpëtimit për të riun i cili u hodh në Ujman të dielën.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se FSK-ja në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile, në këtë aspekt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in kanë filluar operacionin e kërkimit.

“Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka deklaruar Maqedonci transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua