Live

Orav: BE-ja do të dëshironte të shihte një zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës

16:20 / 03 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka shkruar nga një opinion në numrin festiv të Kohës, ku ka folur për pritshmëritë në vitin 2025.

Orav ka sugjeruar që Kosova duhet ta “shfrytëzojë plotësisht Planin e Rritjes, të zbatojë Agjendën e Reformave dhe të afrohet më shumë me BE-në”.

Në shkrimin e tij, Orav ka përmendur edhe çështjen e veriut të Kosovës, duke thënë se BE-ja do të dëshironte të shihte një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës.

Me këtë frymë, BE-ja do të dëshironte gjithashtu të shihte një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veriun e Kosovës, të shihte një vend ku të gjitha komunitetet të jetojnë krah për krah, të sigurt, të ndihen të përfaqësuar siç duhet nga ata që janë në detyrë, si dhe të marrin kujdesin e duhur nga shërbimet e tyre publike” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...