Live

Osmani e lidh Radoiçiqin me gazetarë, reagon Deliu: Sulmet dhe intimidimi ndaj mediave janë të papranueshme, cenojnë demokracinë

10:53 / 11 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka eskaluar ndaj gazetarëve.

Osmani gjatë një konference për media ka thënë se gjatë hetimeve ka pasur bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, duke aluduar në gazetarë.

“E para nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetër kush, janë hetuar Radoiçiqiat. Kur hetohen Radoiçiqiat, dalin bashkëpunëtorët e tyre. Dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale, ligjore, që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grushtshtet, rrezikime të ndryshme që i bëhen Kosovës. Pastaj kanë dalur shumë prova. Institucionet e sigurisë po vazhdojnë hetimet. E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi”, ka thënë Osmani, raporton Periskopi.

Për këtë deklaratë ka reaguar, deputetetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra.

Shpërndaje në

U Kopjua