Live

Osmani kujton policët e rënë në detyrë: Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit

14:22 / 26 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kujtoi heroin Enver Zymberi dhe të gjithë policët e rënë në detyrë

“Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymberi ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht.

Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.

Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit.

Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë”.

Shpërndaje në

U Kopjua