Live

Osmani: Me Macronin diskutuam për rëndësinë e integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike

11:59 / 19 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar për një takim që ka pasur dje me presidentin francez, Emanuel Macron në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë, shkruan Reporteri.net

Osmani tha se me Macronin kanë diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët.

“Dje, me Presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, shkroi Osmani.

Osmani dje është takuar edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së.

Ajo tha se kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ky samit, tha Osmani, ka qenë gjithmonë e përkryer sepse u ka dhënë të gjithëve të drejta të barabarta. 

Shpërndaje në

U Kopjua