Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se më 1 shtator, në ditën kur fillon viti i ri shkollor, ka vizituar shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve ua kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja.
“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv