Live

Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush

21:43 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Bosnjë dhe Hercegovinën në çdo mënyrë që munden pas përmbytjeve.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka thënë populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira.

“Zemrat tona janë me familjet në Bosnje dhe Hercegovinë që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të dashur pas përmbytjeve shkatërruese. Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, ka shkruar Osmani në  ‘X”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...