Live

Osmani për FSK-në: T’i shtohet shuma e duhur që ushtarakët tanë të kenë shtesa, për orar jashtë të punës si dhe meditje për trajnime

10:28 / 21 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani gjatë adresimit në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosoëvs që të përkujdeset më shumë për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo ka kërkuar që t’i shtohet buxheti dhe shtesat e duhura ndaj ushtarëve. Ky koment vjen pas zhvillimeve të fundit me ushqimin në FSK.

“Përderisa ushtria jonë çdo ditë po furnizohet me armatim modern, që është një prej investimeve më të rëndësishme të viteve të fundit, dhe po ngriten kapacitetet për mbrotje të vendit nga çdo rrezik, nuk duhet të harrojmë se pasuria më e madhe që e ka Kosova, janë pikërisht njerëzit brenda ushtrisë sonë. Prandaj mirëqenia ekonomikë e sociale, motivimi, mbështetja, duhet të shndërrohen në prioritet. Sepse jo rastësisht në ushtri nuk flitet vetëm për rekrutim, por flitet për procesin e rekrutimit dhe mbajtjes së atyre që janë rekrutuar. Në këtë frymë, angazhimi ynë duhet të jetë në arritje të këtij qëllimi, ndaj të nderuar deputetë mund ta bëni qysh sot, shfrytëzojeni këtë mundësi që buxhetit t’i shtohet shuma e duhur që ushtarakët tanë të kenë shtesa, për orar jashtë të punës, si dhe meditje për trajnime mbi një muaj.” – ka thënë ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...