Live

Osmani: Policët ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e sovranitetit të vendit gjatë këtij viti sfidues

17:02 / 31 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Facebook për vizitën që ka zhvilluar sot në Mitrovicën Veriore, duke njoftuar se ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veriore, ku edhe iu ka shprehur mirënjohje të thellë policëve.

Ajo ka potencuar se policët kanë qenë shtylla e sigurisë në vend, gjatë këtij viti, të cilin ajo e ka vlerësuar si sfidues.

“Gjatë këtij viti sfidues, ata ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Falë përkushtimit të tyre, shteti ynë qëndron i pathyeshëm përballë çdo sfide”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

Postimi i plotë:

Në prag të ndërrimit të moteve, vizituam Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veriore, ku grave dhe burrave në uniformë pata rastin t’ua shpreh mirënjohjen e thellë për punën dhe përkushtimin e palodhur.

Gjatë këtij viti sfidues, ata ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Falë përkushtimit të tyre, shteti ynë qëndron i pathyeshëm përballë çdo sfide.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, ndamë momente gëzimi me më të vegjlit tanë, për festën e Vitit të Ri, dhe së bashku me ta vizituam bizneset e hapura së voni në veri të cilët po kontribuojnë jo vetëm në ekonominë e qytetit, por edhe në integrimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Të gjithë fëmijëve dhe familjeve të tyre, të të gjitha etnive, nga zemra ju uroj një Vit të Ri, plot shëndet, begati dhe suksese! Le të jetë 2025 një vit i paqes dhe i mbarësisë për të gjithë!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...