Live

Osmani pret në takim ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE’së, ia kërkoi Borrellit në shtator të vitit të kaluar

12:02 / 16 Janar 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nathalie Loiseau, që është edhe deputete e Parlamentit Evropian.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani i kishte kërkuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dërgimin e këtij ekipi, përmes një letre q ëia kishte dërguar më 3 shtator 2024, shkruan Reporteri.net.

“Në takim me znj. Loiseau, Presidentja Osmani ka ritheksuar kërkesën e bërë edhe në letrën dërguar z.Borrel, në mënyrë që ky mision të përfshijë gjithashtu një fokus të veçantë në përfaqësimin e grave në të gjitha fazat e procesit zgjedhor. Ajo theksoi rëndësinë e përfaqësimit të grave në listat zgjedhore, buxhetimin gjinor, praninë e tyre në media, si dhe trajtimin e çështjeve të dhunës me bazë gjinore gjatë fushatës, përfshirë dhunën në internet. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, gjithashtu ritheksoi kërkesën që ky Mision, të fokusohet edhe në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, posaçërisht sa i përket qasjes së tyre në vendvotime”, thuhet në njoftim.

Tutje, Osmani ka shtruar nevojën që vëshguesit e Misionit të BE’së të sigurohet se e monitorojnë se a po realizohet e drejta e votës së lirë në plotëni, konform standardeve më të larta demokratike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke theksuar ndërhyrjet e paligjshme në komunat verirore në zgjedhjet e kaluara.

“Presidentja Osmani, bazuar në raportet e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të kaluara, përfshirë raportet e misioneve vëzhguese të BE-së, të cilat kanë konstatuar se në komunat veriore të Republikës së Kosovës ka pasur ndërhyrje të paligjshme, frikësim dhe pengim të realizimit të së drejtës për votim të lirë, shtroi nevojën që vëzhguesit e këtij Misioni të BE-së, të sigurohen se e monitorojnë se a po realizohet e drejta e votës së lirë në plotëni, konform standardeve më të larta demokratike në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhe tutje në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...