Live

Osmani pritet nga Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

15:06 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron.

Osmani ka publikuar pamje nga pritja atje, derisa ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës së saj.

“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiëabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare! ”, ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...