Live

Osmani takohet me O’Brien, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e SHBA-së në të

17:38 / 08 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien gjatë qëndrimit të saj në Washington, raporton gazeta online Reporteri.net.

Në një postim, presidentja ka njoftuar se zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-së për suksesin e këtij procesi, kanë qenë temat e diskutimit me O’Brien.

“Takimet në Washington D.C. i filluam me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien. Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

“Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...