Gjatë qëndrimit të saj në Forumin Evropian Alpbach, presidentja Vjosa Osmani u takua edhe me gjeneratën e të rinjve shqiptarë në Austri.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se këta të rinj kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë, transmeton Klankosova.tv.
“Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, ka shkruar e para e vendit.