Live

Osmani takon kongresistin Sessions: Konfirmoi bashkëpunimin në dobi të paqes e sigurisë

17:24 / 12 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Washington ka takuar kongresistin republikan, Pete Sessions.

Ajo tha se me Sessions ka pasur një takim dhe diskutim shumë të mirë.

“Pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C.”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka thënë se Sessions është mik i shqiptarëve dhe jo vetëm.

“Kongresisti Sessions, një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm, konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet”, ka potencuar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...