Live

Osmani takon Prattipatin, flasin për zgjedhjen e Bashës, nënkryetarët dhe konstituimin

18:38 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të ngarkuarën me punë të ShBA-së, Anu Prattipati.

Bëhet e ditur se e para e shtetit foli me Prattipatin për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, por edhe për hapat drejt konstituimit të plotë të kuvendit.

“Në mesin e temave të diskutuara ishte edhe bashkëpunimi dypalësh, ku u rikonfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet”.

“Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe këtë vit si kryesuese e delegacionit të Kosovës në cilësinë e saj si Kreu i shtetit, u diskutua për agjendën si dhe pritshmëritë nga takimet dhe aktivitetet e planifikuara”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës e ka mbajtur seancën e radhës konstituive, por që ka dështuar në zgjedhjen e nënkryetarit nga pakicat serbe.

Shpërndaje në

U Kopjua