Ukraina feston sot ditën e saj të Pavarësisë.
Me rastin e kësaj dite, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelenskyn dhe popullin e tij të guximshëm.
“Urimet tona të përzemërta për presidentin Zelensky dhe popullin e guximshëm të Ukrainës për Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani, njofton Klankosova.tv.
Tutje, e para e shtetit thotë se Kosova qëndron fort me Ukrainën në luftën e saj heroike për liri.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar miqësinë tonë dhe për të mbështetur rrugën tuaj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme”, përfundoi Osmani.
