Live

OVL-UÇK i kërkon Bullgarisë të përdor ndikimin që ka në mbrojtjen e luftës çlirimtare

15:10 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sot, delegacioni i OVL-UÇK-së u prit në Ambasadën e Bullgarisë nga ambasadori Hristo Kraevski.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, gjatë takimit u shpreh mirënjohje për rolin e Bullgarisë në të gjitha periudhat e rëndësishme për Kosovën, duke filluar nga koha e luftës, pjesëmarrja në misionin paqeruajtës të KFOR-it, e deri te mbështetja për zhvillimin institucional dhe shtetndërtimin, transmeton Klankosova.tv.

“Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam nevojën që këto procese të jenë të drejta, të paanshme dhe të bazuara në të vërtetën”, thuhet tutje në njoftim.

OVL e UÇK-së thotë se nga Bullgaria, si mike e Kosovës dhe partnere e besueshme, kërkuan që të përdorë ndikimin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës çlirimtare.

Shpërndaje në

U Kopjua