Live

Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet se vdiq tragjikisht i moshuari në Prishtinë (FOTO)

07:51 / 04 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Siç mëson Klankosova.tv, një burrë i moshuar, G. Haxhiu, 84 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në një hotel në lagjen e Muhaxherëve.

Klankosova.tv ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes shihen policia, zjarrfikësit dhe IML-ja, njofton Klankosova.tv.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek rasti tragjik.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të informacioneve./ Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua