Autoritetet evropiane kanë lëshuar një paralajmërim për cunami pasi një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi brigjet e Kretës në Greqi të enjten.
Tërmeti goditi në veri të ishullit grek të Kretës në orën 8:49 të mëngjesit sipas kohës lokale, transmeton Klankosova.tv.
Epiqendra ishte në det 58 kilometra në veri-verilindje të Eloundës. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, thellësia e tij ishte 69 kilometra.