Live

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Kamenicë, vlera e produkteve rreth 4 mijë euro

12:43 / 28 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është parandaluar një tjetër rast i kontrabandës me mallra.

Në njoftimin e Policisë thuhet se të premten në fshatin Topanicë të Kamenicës, kanë ndaluar një automjet me targa vendore ku janë gjetur gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur me kontrabandë në Kosovë.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, shkruhet në postim.

Policia ka bërë të ditur se vlera e mallit është rreth katër mijë euro.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Parandalohet edhe një rast ‘kontrabandë me mallra’

Prishtinë, më 28 shtator 2024

Njësia e TASK FORC-ës Lindje (e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës), kanë parandaluar edhe një rate të kontrabandës me mallra.

Mē 27.09.2024, rreth orës 16:40, njësia e lartcekur në fshatin Topanicë- Kamenicë, kanë ndaluar automjetin me traga vendore në të cilin janë gjetur gjëra ushqimore që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

Vlera e mallit, vlerësohet të jetë rreth 4000€.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...