Live

Partitë politike kanë afat deri më 23 qershor të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

15:07 / 12 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se deri më 23 qershor 2025 duhet ta njoftojnë Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.

Gjithashtu, brenda këtij afati, partitë politike duhet ta njoftojnë Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, që mbahen më 12 tetor.

“KQZ njofton të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se deri më 23 qershor 2025 duhet ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit. Gjithashtu, brenda këtij afati, partitë politike duhet ta njoftojnë Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Shpërndaje në

U Kopjua