Live

Pas ShBA-ve, Argjentina njofton se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

08:14 / 06 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Argjentina ka njoftuar se do të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke pasqyruar një lëvizje të ngjashme të presidentit amerikan, Donald Trump muajin e kaluar.

“Presidenti (Javier) Milei udhëzoi (ministrin e Jashtëm) Gerardo Werthein të tërheqë pjesëmarrjen e Argjentinës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, tha zëdhënësi presidencial, Manuel Adorni në një konferencë shtypi të mërkurën, shkruan CNN.

“Ne argjentinasit nuk do të lejojmë që një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë, aq më pak në shëndetin tonë”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...