Live

Pas sulmeve ndaj Iranit, SHBA zhvendos anijet përballë hakmarrjes së mundshme

16:18 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të zhvendosin burime ushtarake, përfshirë anije luftarake, drejt Lindjes së Mesme, në përgjigje të tensioneve të ngritura pas sulmeve izraelite ndaj Iranit dhe frikës nga një kundërpërgjigje e mundshme nga Teherani.

Lajmi është raportuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press”, e cila citon dy zyrtarë amerikanë të paidentifikuar.

Sipas të njëjtave burime, Marina amerikane ka lëvizur destrojerin USS Thomas Hudner drejt Mesdheut Lindor, ndërsa një tjetër destrojer është urdhëruar të zhvendoset përpara, në mënyrë që të jetë në gatishmëri nëse do të kërkohet ndërhyrja nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Donald Trump po takohet me drejtuesit e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën.”

Shpërndaje në

U Kopjua