Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se i ka takuar në Rashkë drejtuesit e Listës Serbe.
Petkoviq tha se ky takim vjen pas vendimit të KQZ-së për të mos e certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, teksa e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po tenton që t’ia ndalë kësaj partie garën në zgjedhje.
“Diskutuam për situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në komunitetet serb si dhe për hapat e mëtejshëm dhe mbështetjen në avokimin për interesat e popullit serb në Kosovë”, shkroi Petkoviq në “X”, transmeton Klankosova.tv.
Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të mos e certifikojë Listën Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.