Pas hetimeve, është identifikuar dhe ftuar në stacion personi i dyshuar, M.H. (42 vjeç, M/K).
Arma, e llojit pistoletë, është dorëzuar dhe sekuestruar si provë materiale nga policia.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se kishte përdorur armën e zjarrit më 27 dhjetor 2024.
Ndaj tij është hapur rast për: Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, mbajtje të paautorizuar të armëve.