Live

PDK dorëzon listën në KQZ: 33 kandidatë për kryetarë komunash, 36 lista për Kuvende Komunale dhe 878 kandidatë për asamble

21:24 / 13 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për këshilltarë të kuvendeve komunale, duke hyrë zyrtarisht në garën e 12 tetorit me përfaqësimin më të gjerë në nivel vendi.

Në këto zgjedhje, PDK do të garojë me 33 kandidatë për kryetarë komunash, prej të cilëve tri janë gra, si dhe me lista të këshilltarëve në 36 komunat e Kosovës. Përveç kësaj, PDK do të jetë e pranishme në Kllokot dhe Mamushë vetëm me listë për Kuvendin Komunal, ndërsa në Graçanicë do të marrë pjesë në një listë të përbashkët të të gjitha partive shqiptare.

Kjo përfshirje e bën PDK-në partinë me praninë më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse në zgjedhjet lokale të këtij viti, duke dëshmuar lidershipin dhe përkushtimin e saj për t’u shërbyer qytetarëve në çdo cep të vendit.

Në nivel të këshilltarëve komunalë, PDK do të garojë me 878 kandidatë, prej të cilëve 555 janë burra (63%) dhe 323 janë gra (37%). Ky raport e vendos PDK-në ndër partitë me përfaqësimin më dinjitoz të grave në listat zgjedhore në nivel vendi, duke reflektuar angazhimin e saj për barazi dhe fuqizim të grave në politikë.

“PDK po hyn në këtë garë me ekipin më të gjerë, më të përgatitur dhe më të përkushtuar për të udhëhequr komunat tona drejt zhvillimit dhe mirëqenies. Kjo është një garë për punë, rezultate dhe për të ardhmen e qytetarëve tanë”, theksoi Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që më 12 tetor të votojnë për vizionin, programin dhe kandidaturat që garantojnë zhvillim, stabilitet dhe mirëqenie për çdo komunë.

Lista e plotë e 33 kandidatëve për kryetarë të komunave:

Prishtinë – Uran Ismaili
Ferizaj – Agim Aliu
Prizren – Shaqir Totaj
Mitrovicë – Arian Tahiri
Vushtrri – Ferit Idrizi
Skenderaj – Sami Lushtaku
Drenas – Petrit Hajdari
Kaçanik – Sabedin Vishi
Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi
Gjilan – Riad Rashiti
Pejë – Arta Nallbani
Gjakovë – Ervin Shabani
Klinë – Sokol Bashota
Lipjan – Shukri Buja
Shtime – Përparim Ramusa
Dragash – Shaban Shabani
Malishevë – Gëzim Krasniqi
Rahovec – Edon Cana
Suharekë – Dardan Berisha
Podujevë – Isak Shabani
Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava
Kamenicë – Jona Arifi
Viti – Bekim Azizi
Istog – Ali Nimanaj
Obiliq – Nysret Kelmendi
Deçan – Korab Mushkolaj
Zubin Potok – Izmir Zeqiri
Zveçan – Ilir Peci
Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza
Leposaviq – Shaqir Hetemi
Shtërpcë – Garip Sahiti
Novobërdë – Selatin Nuhiu
Junik – Fatos Shala

Shpërndaje në

U Kopjua