Live

PDK merr pjesë në protestën e paralajmëruar në Hagë më 14 shtator

17:51 / 09 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në mërgatë, do të marrin pjesë në protestën që do të mbahet të dielën, më 14 shtator, në Hagë.

Këtë e bëri të ditur Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, raporton Klankosova.tv.

Protesta është organizuar nga OVL-UÇK për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

“Strukturat e PDK-së në mërgatë, aktivistë dhe qytetarë nga diaspora e nga Kosova, do të jenë aty për të ngritur zërin për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për çlirimtarët tanë që po gjykohen padrejtësisht”, shkroi mes tjerash Krasniqi në Facebook, duke bërë po ashtu thirrje për pjesëmarrje.

Shpërndaje në

U Kopjua