Faton Peci në një paraqitje për media pas ndërprerjes së seancës ka akuzuar partitë opozitare dhe Listën Serbe, për bllokimin e punës së seancës së Kuvendit.
Krejt kjo pasi opozita nuk e votoi raportin e komisionit për verfikimin e mandateve, e ku opozita akuzoi Qeverinë Kurti 2 se kanë shkelur kushtetutën rreth mënyrss së dorëhqjes se kabinetit qeveritar.
Sipas tij kjo pamundësoi konsituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Lista serbe me abstenim dhe opozita duke votuar kundër verifkimit të mandateve pamandësuan konstituimin e Kuvendit… Kjo është një rrethanë e re që në askeptkin ligjor, kushtetues dhe të rregullores së re të punës së Kuvendit nuk është e paraparë dhe e definuar… Kryesusi do të drejtohet presidentes dhe është në të drejtën e saj nëse do t`i drejtohet kushtetueses apo jo”, tha ai.