Live

Peci: Kurti më ofroi mbrojtje të afërt brenda pak ditësh, nuk ndodhi

13:26 / 04 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka thënë se bashkëpunimi mes komunës së tij dhe Qeverisë nuk është në nivel, dhe se asnjë kërkesë, nuk është realizuar deri më tani.

Në një intervistë për “Kosovapress”, ai citohet të ketë thënë se ndihet i kërcënuar nga strukturat paralele.

“Në komunën e Zveçanit janë sulmet më të shpeshta që po ndodhin, rreth 6-7 herë kam kërkuar mbrojtje të afërt për mua, asnjëherë nuk është realizuar kjo, kurse dy kryetarët e tyre në veri (që janë nga VV-ja) kanë mbrojtje të afërt. Po, ndihem i kërcënuar, por na është bërë tashmë njëjtë. Unë nuk e kam pasur vetëm për vete, por kam rreth 100 zyrtarë tjerë dhe drejtpërdrejt nga kryeministri kam kërkuar siguri të tillë”.

Peci ka shtuar se Kurti i premtoi mbrojtje brenda pak ditësh, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Ai më ka premtuar se do të kryhet brenda 4-5 ditësh. Unë nuk kam kërkuar mbrojtje për shkak të sigurisë vetëm për vete, por për të gjithë zyrtarët dhe vetëm gjatë orarit të punës prej orës 8:00 deri 16:00, jo 24 orë, mirëpo s’ka ndodhë.” – ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...