Live

Peci: LVV e zgjodhi rrugën e izolimit nga Perëndimi, Trump duket se s’e toleron keqpërdorimin e mbrojtjes dhe perkrahjes

13:01 / 14 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) thotë se Lëvizja Vetëvendosje e ka zgjedhur “rrugën e humbjes së mundësive strategjike për Kosovën dhe izolimin nga perendimi”.

“Per shkak te disa fitoreve taktike, te cilat do te ishin dhe mund te jene shume afatshkurtera pa mbrojtjen e keqperdorur te SHBA-ve, VV e ka zgjedhur rrugen e humbjes se mundesive strategjike per Kosoven dhe izolimin nga perendimi!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ne vitin 2020 dhe 2021, Peci kujton se “ka pase nje entuziazem nga perendimi per Kurtin, sikurse edhe ne Kosove. Qeverisja e fundit, sidomos ajo e PAN-it e pate arritur nje imazh te keq te brendshem”.

“Mirepo, edhe perkunder kesaj dha disa rezultate re rendesishme, dhe kryesorja ishte krijimi i ushtrise se Kosoves, dhe kalimi i marreveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, se bashku me perkrahjen e LDK-se. Mirepo, Qeveria Kurti II fatkeqedisht deshmoi se ishte nje shans e humbur per te ecur perpara, si ne aspektin e brendshem ashtu edhe te jashtem”, shkroi ish-ambasadori.

Sipas Pecit, Administrata Trump nuk do të tolerojë “keqpërdorimin e mbrojtjes dhe përkrahjes” së SHBA-së ndaj Kosovës.

“Mos te harrojme se takimi i vetem ne SHBA i nivelit te larte i kesaj qeverie u be ne vitin 2022 me Sekretarin Blinken pas nenshkrimit te marreveshjes per Elektroseverin. Pastaj perfunduam te deklarata se Blenkeni eshte naiv, e te tjerat me rend! ( Ketu mos i njehni takimet ne pritje e evente te tjera, se ato nuk jane zyrtare dhe as te punes). Megjithate, nuk pati ndonje sanksion madhor per Kosoven nga Presidenca e Bidenit. Mirepo me Trump po duket se do te jete ndryshe, dhe se nuk do te tolerohet keqperdorimi i mbrojtjes dhe perkrahjes se Washingtonit”, shkroi ai.

“Prandaj mos te cuditemi me pezullimin e dialogut strategjik, pasi ka perfunduar periudha e ledhatimit te SHBA-ve perkunder sjelljeve abuzuese dhe ofenduese te lidershipit qeveritar te Kosoves”, shtoi Peci.

Shpërndaje në

U Kopjua