Live

Peci te një familje në Vushtrri që Ministria i dha 90 mijë euro grant: Me ne ka meritokraci në vlerësim

14:31 / 15 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka vizituar një familje në Pestovë të Vushtrrisë, duke treguar se si ajo ka përfituar prej grantit 90,000 euro.

Peci shkroi në Facebook se falë grantit të Ministrisë së Bujqësisë, kjo familje po punon 30ha tokë me mekanizmin e ri bujqësor.

“Mirëmengjes nga Pestova e Vushtrrisë! Fermerët e Komunës së Vushtrrisë përgjatë Qeverisjes sonë gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve. Mikpritja e ngrohtë e fermerëve ka qenë frymëzim i imi që të jem me ta çdo fundjavë. Familja Ademi nga tash e tutje 30ha tokë i punon me mekanizmin e ri bujqësor, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. Nga 30ha tokë të punueshme, në 25ha kultivojnë pataten duke i kontribuuar zinxhirit ekonomik e duke e theksuar edhe më shumë pataten si një kulturë tashmë identitare për rajonin e Vushtrrisë”, shkruan Peci.

Ministri tha se këtyre familjeve iu kërkoheshin “kritere të pashkruara” për të fituar grante “gjatë qeverisjeve tjera”.

“Nëse gjatë qeverisjeve tjera familjes Ademi iu kërkoheshin kritere të pashkruara për të qenë përfitues, gjatë qeverisjes sonë ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim. E kush është skeptik për këtë që po e them, le të bisedojnë me anëtarët e kësaj familje pasi që kanë çka tregojnë “, shkroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua