Live

Peles i përmirësohet shëndeti

08:51 / 07 Dhjetor 2022

Nga admin

Pele është duke luftuar kancerin dhe i është nënshtruar kimioterapive

Mjeku i Peles ka thënë se shëndeti i Peles është duke u përmirësuar derisa ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital.

Këto komente mjeku i tij i ka bërë gjatë ditës së marte.

82 vjeçari Pele, u hospitalizua për një javë për t’u trajtuar nga infeksioni në organet respiratorë shkaku i Covid-19. Ai pritet të largohet nga spitali atëherë kur të shërohet plotësisht nga infeksioni.

“Ai ka shenja vitale për jetë, është i vetëdijshëm dhe nuk ka komplikime të tjera”, kanë thënë mjekët e Albert Einstein në një deklaratë.

Pele, tri herë fitues i Botërorit, po ashtu është duke luftuar me kancerin dhe i është nënshtruar kimioterapisë.

Në Katar, imazhi i Peles si i ri dhe duke ngritur trofeun për Kombëtaren e Brazilit është paraqitur në bluza, flamuj të tifozëve brazilian që u mblodhën përsëri për ndeshjen e Botërorit kundër Koresë së Jugut.

Pele ka thënë që ai do ta shikojë ndeshjen nga spitali. Brazili fitoi 4-1 dhe arriti çerekfinalen

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

  • Albin Kurti - LVV (49%, 199 Vota)
  • Bedri Hamza - PDK (34%, 137 Vota)
  • Lumir Abdixhiku - LDK (11%, 46 Vota)
  • Ramush Haradinaj - AAK (6%, 23 Vota)

Gjithsej Votues: 405

Loading ... Loading ...