Live

Penguan punimet në rrugën “A”, shoqërohen në polici dy persona

11:56 / 25 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi kishin penguar punimet në rrugën “A”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Pllana thotë se në koordinim me prokurorin, të dyshuarit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike””, tha Pllana.

Shpërndaje në

U Kopjua