Live

Për dy ditë 144 aksidente, shoferëve u bëhet thirrje për kujdes

18:48 / 03 Janar 2025

Nga Kosova Live

Dy ditët e para, në komunikacionin rrugor,  nuk rezultuan të mbara. Për 48 orët e para të vitit 2025, ndodhën 144 aksidente.

Sipas Policisw së Kosovës me  1 janar  ndodhen 46 aksidente trafiku, 26 prej tyre aksidente me të lënduar, kurse 40 aksidente me dëme material, kurse me 2 janar 98 aksidente, 31 prej tyre aksidente  me të lënduar, kurse 67 aksidente  me dëme materiale.

Njëri prej faktorëve të këtyre aksidenteve, konsiderohet mjegulla e dendur, dhe mospërshtatja me të.

“Mjegulla e dendur paraqet edhe probleme të tilla, derisa këto aksidentet e komunikacionit rrugor paraqet edhe një rrezikshmëri shumë të lartë, duke pasur parasysh që dukshmëria është shumë e rëndësishme tek qarkullimi i automjeteve. Dhe është pikërisht njëri prej elementeve/ faktorëve të cilët munden me ndodh aksidentet.”, thotë Nol Dedaj, profesor i komunikacionit.

Me apel për shoferët ka dalë edhe Policia e Kosovës, duke kërkuar kujdes në kushte të mjegullës, përdorimin e dritave të mjegullës, mbajtjen nën kontroll të shpejtësisë, si dhe ndjekjen e krahut të djathtë të rrugës.

Si e rëndësishme, në këto kushte atmosferike vlerësohet edhe mbajtja e distancës nga mjeti në mjet.

“Të mbajnë distancën e sigurisë ndaj mjeteve tjera, si dhe ta përshtatin shpejtësinë edhe kushteve atmosferike dhe kushteve të rrugës, pra në rastin tonë edhe të mjegullës”, shprehet Dedaj.

Për 1 dhe 2 janar, janë arrestuar 27 persona, kurse 22 tjerë janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...