Live

“Për një Kosovë ndryshe”, Haradinaj dhe partnerët e koalicionit prezantojnë programin zgjedhor

14:03 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Kreu i AAK-së bashkë me partnerët e koalicionit parazgjedhor ditën e sotme kanë prezantuar programin zgjedhor për vitet 2025-2029, gjë për të cilën ai tha se programi është një punë dyvjeçare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Haradinaj tha se ky program ka moton “Për një Kosovë ndryshe”.

“Ky program është rezultat i një punë dyvjeçare, rezultat i mbi 20 tryezave tematike, sektoriale, dhjetëra takimeve nga AAK dhe partnerët, ku kanë marrë pjesë ekpsertë të fushave të ndryshme.
Programi ynë si moto e ka ‘Për një Kosovë ndryshe’, nga çështë sot, për një Kosovë për të cilën është punuar ndër breza, e kanë dhënë jetën mijëra qytetarë, ata për të cilët ne përulemi”, tha Haradinaj gjatë

Ai tha se vizioni “Për një Kosovë ndryshe” qëndron mbi katër shtylla.

1. Anëtarësimi urgjent në NATO
2. Zhvillimi ekonomik
3. Përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrimi në BE
4. Konceptimin për Kosovën, shtet i jetueshëm dhe i braktisur

“Kosova do të jetë aty ku e ka vendin, në NATO dhe Bashkimin Evropian, dhe kjo nuk realizohet duke udhëhequr si tani, nga regjime autoritare që për pushtet shkelin gjithçka, edhe shtetin. Kosova mund të jetë vend i sigurt, vetëm duke qenë pjesë e NATO, e për të qenë pjesë, Kosova duhet të jetë ndryshe nga çështë sot”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua