Live

Për një muaj u kurorëzuan mbi 1 mijë çifte, u shkurorëzuan 140

21:51 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Në muajin prill të këtij viti janë regjistruar 1224 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ASK-së, gjatë kësaj kohe, shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 140 raste.

“Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)”, theksohet më tej në raportin e fundit të kësaj agjencie, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua