Live

Për të shmangur incidente, stadiumi mbulohet plotësisht me rrjetë nga FSHF

20:40 / 07 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Pak minuta para fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë për Kupën e Botës 2026, tifozët kanë nisur të hyjnë në stadiumin “Air Albania”.

Megjithatë, shikimi i ndeshjes pritet të jetë i vështirë për shkak të rrjetave që mbulojnë të gjithë tribunat.

Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo incident dhe hedhje objektesh në fushë. Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe pritet të jetë shumë e tensionuar.

Shpërndaje në

U Kopjua